AKTUALE

MUFTIU U BURSËS VIZITOI REISUL ULEMANË E BFI E RMV

Sot, 10.05.2025, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai priti për vizitë një delegacion nga Muftinia e Bursës, Republika e Turqisë, e kryesuar nga muftiu, Javuz Selim Karabajër.
Reisul Ulema, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje dhe tha se ndjen kënaqësi që pret muftiun e Bursës për shkak të bashkëpunimit të thellë që BFI ka me Dijanetin, por edhe me Bursën si qytet sepse atje kemi shumë bashkëqytetarë tonë.
Reisul Ulema e njoftoi muftiun me aktivitetet e BFI-së dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka me Dijanetin e Republikës së Turqisë. Ky bashkëpunim ka bërë që me të realizohen shumë projekte të përbashkëta në fushën e arsimit që përfshijnë Medresenë Isa Beu me paralelet e saja të shtrira dhe me FSHI-në, në fushën e infrastrukturës islame, restaurimin e xhamive dhe në sferën e humanizmit ku janë realizuar shumë projekte humanitare. Me këtë rast, Reisul Ulema shfrytëzoi rastin t’i falënderojë mushavirin në ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, z. Mustafa Budur, Dijanetin dhe popullin turk.
Edhe muftiu i Bursës, Javuz Selim Karabajër falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen vëllazërore dhe i përcolli selamet e gjithë besimtarëve nga Bursa. Tha se ndjehet shumë i lumtur që është në mesin e vëllezërve në Shkup.
Muftiu theksoi nevojën e bashkëpunimit mes BFI-së dhe institucioneve fetare të Republikës së Turqisë, sidomos që shumë nga kuadrot që tashmë janë në pozita kyçe dhe me ndikim në jetën fetare dhe shoqërore, janë studentë që kanë mbaruar shkollimin në universitetet e Turqisë dhe në Bursa.
Ai shprehu gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin edhe më shumë të këtij bashkëpunimi në të gjitha sferat.
Reisul Ulemanë në pritjen e mysafirëve nga Turqia e shoqëruan muftiu i Muftinisë së Shkupit, dr. Qenan Ef. Ismaili, muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin Ef. Zendeli, muftiu i Shtipit, Mr. Nasir Ef. Rexhepi, shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë, Prof. Dr. Abdulkerim Ef. Iseni, Mr. Fati Azizi, Mr. Eljesa Asani dhe Fidush Ibraimi.

Related posts

Mexhiti në Uashington: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale

Gjyla Halili

Sashe Ivanovski: VMRO-ja mund ta kritikojë BDI-në për çka të dojë, por jo duke ndezur tensione ndëretnike!

Gjyla Halili

Ahmeti: Licencat me “gjuhë vullnetare” nga e “detyrueshme”, vendim skandaloz

Gjyla Halili