AKTUALE

Instituti “Abdilaqim Ademi” sot filloi gjeneratën e katërt të Akademisë së Lidershipit të Grave

Moduli i parë u zhvillua me prezencë të zonjave të interesuara dhe nominuara nga të gjitha degët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me prezencën e tyre dhe me fjalë motivuese, pjesëmarrëseve iu drejtua Drejtori i Institutit “Abdilaqim Ademi”, z. Valdet Xhaferi.

Nënkryetarët e Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, zonja Arbana Pasholli dhe zotëri Arbër Ademi poashtu adresuan para zonjave të pranishme për sfidat e gruas në politikë dhe lidershipin në perspektivën e partive politike.

Kontribut të theksuar në modulin e parë pati zonja Afërdita Haxhijaha si përfaqësuese e IFES në Maqedoninë e Veriut, të cilën përzemërsisht e faleminderoj!

Si Sekretare për mundësi të barabarta, adresova për sfidat e kaluara dhe vizionin për të ardhmen!

Pyetjet dhe komentet nga zonjat e pranishme pas çdo diskutimi japin shpresë se gjërat po ecin në drejtimin e duhur!

Bashkë jemi më të forta!
#Vazhdojmë

Banner

Related posts

Lladrovci në mbështetje të kandidaturës së Enver Hoxhajt

Gjyla Halili

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigan Agron Dedivanaj shpreh mirënjohje për Gjeneralin Clark

Gjyla Halili

Kadriu nga Besa i reagon Mickoskit: Të më urreni nuk e kam problem, ajo që më pengon është të më doni rrejshëm

Gjyla Halili