AKTUALE

Ahmeti: Përjashtimi i shqiptarëve po nxit revoltë – diskriminimi duhet të ndalet!

Banner

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Struga dërgoi një paralajmërim të ashpër ndaj strukturave politike maqedonase, duke i akuzuar për hakmarrje sistematike dhe përjashtim të shqiptarëve nga institucionet. Sipas tij, këto politika mund të shkaktojnë pasoja serioze dhe një “revoltë të paparë” në mesin e komunitetit shqiptar.

Kjo hakmarrje kundër shqiptarëve nuk i ndihmon shtetit dhe perspektivës së tij evropiane. Ajo nxit revoltë te shqiptarët, dhe ata nuk e kuptojnë këtë. Kjo duhet të kuptohet drejt!”, deklaroi Ahmeti, duke aluduar në raste të përjashtimit, degradimin e dygjuhësisë dhe drejtësinë selektive.

Ai theksoi se largimi i gjuhës shqipe nga tabelat institucionale dhe shenjat rrugore, si dhe sulmet politike ndaj shqiptarëve dhe simboleve të tyre, nuk janë në frymën e vlerave evropiane. “Si është e mundur që Zvicra të funksionojë me katër gjuhë zyrtare, ndërsa Maqedonia nuk mundet me dy?”, pyeti Ahmeti.

Ahmeti paralajmëroi se përpjekjet për ndarje dhe marginalizim politik do të destabilizojnë shtetin dhe përsëriti: “Ne duam demokraci funksionale, por nëse nuk ndalet diskriminimi – gota do të derdhet.”

Banner

Related posts

Siljanovska-Davkova në epërsi të thellë, në balotazh me Pendarovskin

Gjyla Halili

Osmani nga Brukseli: Bashkë me fuqitë perëndimore, të sigurt për të ardhmen

admin

Besimi i amerikanëve në sistemin gjyqësor bie në nivel rekord

Gjyla Halili