AKTUALE

Takim koordinues në Tetovë për vaksinimin e haxhinjve të vitit 2025

Në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë u zhvillua një takim pune ndërmjet drejtorit Ek. i dipl. Shpend Ameti, të shoqëruar nga Dr. Blagorodna Mishkovska Vojnovska dhe Dr. Naim Skenderi, me Myftiun e Myftinisë së BFI-Tetovë, Dr. Hfz. Selver Xhemaili dhe ekipin e tij, Hfz. Idris Idrizi dhe Hfz. Nuhi Ganija.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve për mbikëqyrjen dhe vaksinimin e haxhinjve që do të udhëtojnë për Haxh në vitin 2025 në Arabinë Saudite. Palët u dakorduan për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen për të garantuar një proces të sigurt dhe të suksesshëm.

Ekipi i repartit të Epidemiologjisë ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe është në gatishmëri të plotë për të realizuar me efikasitet këtë proces të rëndësishëm shëndetësor për pelegrinët.

Banner

Related posts

BDI: Opozita me skenar rus për trazira politike pas 8 majit

Gjyla Halili

Grubi për IRL: Askush nga ne në BDI nuk është i fuqishëm, i fuqishëm është vetëm Ali Ahmeti

admin

Ndërprerje e shkurtër në rrjetin elektroenergjetik – MEPSO: Situata u normalizua brenda një ore

Gjyla Halili