AKTUALE

Shpallen rezultatet e garave të diturisë në shkollat e Komunës së Sarajit

Sot me datë 08 Qershor 2025, në ambientet e komunës së Sarajit, Komisioni për organizimin e Garave të Diturisë, të realizuara me datë 03.05.2025, shpalli rezultatet oficiale të garave.

Me këtë rast, nxënësve të cilët u ranguan në tre vendet e para u shpërblen me Diploma dhe nga një dhuratë simbolike për suksesin e aritur.

Sipas arritjes së rezultateve, u bë edhe renditja përfundimtare, ku u përdor Rregullorja e garave të diturisë, ku tre vendet e para të fituara kanë vlerën e koeficientit të tyre.

Në bazë të kësaj renditje shkolla fillore komunale “Dituria” nga vendbanimi Saraj u rangua në vendin e tretë, shkolla fillore komunale “Drita” nga vendbanimi Rashçe u rangua në vendin e dytë, ndërsa shkolla fillore komunale “Bajram Shabani” – Kondovë u rangua në vendin e parë dhe u shpall fituese e “Garave të Diturisë Saraj 2025”.

Banner

Related posts

Rina Ajdari nderohet me titullin “Ambasador i Paqes” nga UPF

Gjyla Halili

Në Qeveri filloi mbledhja konstituive e Grupit të Punës për ndryshimet kushtetuese

admin

Grubi: VMRO dhe drejtuesit e saj bijnë në mend vetëm nga Ali Ahmeti dhe Fronti Europian edhe atë me fitore rekord prej 30:0 me deputet në favor të Frontit.

Gjyla Halili