AKTUALE

ZZHTI: Kompania turke Xhagataj Kablo do të investojë 6 milionë euro në zgjerimin e prodhimit me ndërtimin e një objekt të ri

Kompania turke Xhağataj Kablo, e cila tashmë një kohë të gjatë punon në kuadër të ZZHTI Shkup 1, do të investojë 6 milionë euro në zgjerimin e prodhimit të saj duke ndërtuar një objekt të ri prej rreth 10.000 metra katrorë, i cili do të sjellë 200 vende të reja pune, bënë të ditur sot nga Drejtoria e ZZHTI-së.
Kjo fabrikë e re, e cila do të jetë dyfish më e madhe e asaj ekzistuese, jo vetëm që do të krijojë vende të reja pune, shtohet në kumtesë, e njëjta do të sjellë edhe teknologji të reja, gjë që në fakt është për shkak të qasjes së përmirësuar të qeverisë së re.
Drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Goce Dimovski, sot në Stamboll vizitoi kompaninë dhe realizoi takim me Ahmet Shemshetin Koroglu, kryetar i Këshillit. Ai theksoi se ky investim, i cili u paralajmërua në korrik të vitit të kaluar, është provë e besimit të investitorëve të huaj në klimën e qëndrueshme ekonomike dhe mbështetjen e ofruar nga shteti. Dimovski theksoi se si institucion në bashkëpunim me Qeverinë, Drejtoria për ZZHTI do të vazhdojë edhe më tej me mbështetje aktive dhe transparente për të gjithë investitorët e huaj.

Nga na e menaxhmenti është shprehur mirënjohje për mbështetjen nga Drejtoria, si një nga faktorët kryesorë për zgjerimin e këtij investimi, i cili do të sjellë vlerë të shtuar në ekonominë kombëtare.

“Pas zgjerimit të paralajmëruar në korrik të vitit të kaluar, kjo fazë e dytë e investimit nga ana e Xhagataj Kablo do të thotë besim shumë më i madh në qeveri dhe në sistem, i cili sipas tyre po funksionon shumë mirë”, nënvizohet në kumtesën e Drejtorisë për ZZHTI.

Përndryshe, Xhagataj Kablo prodhon tela dhe kabllo për industrinë e automobilave. Ata furnizojnë prodhuesit kryesorë të autobusëve, traktorëve, makinerive të ndërtimit, kamionëve, automjeteve komerciale, kondicionerëve, makinave të pastrimit dhe automjeteve speciale të aeroportit.

Related posts

Shkarkohet Arben Fetai, Nazim Taipi zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të ASh-së

Gjyla Halili

A do i përmbushin partitë premtimet për ekonominë?

Gjyla Halili

Bexheti godet Fetain: Vetëm një mendje vazali mund ta vendosë Ahmetin me ‘xhelatin e Ballkanit

Gjyla Halili