AKTUALE

Përfundon takimi mes ASh-së dhe Ali Ahmetit, Ziadin Sela flet për listat zgjedhore

Në Reçicë të Vogël në Tetovë, në selinë e BDI-së është zhvilluar takim mes kryetarit të integristëve, Ali Ahmetit dhe kryetarit dhe pjesëtarëve të tjerë të ASh-së.

Pas takimit kryetari i ASh-së, Ziadin Sela tha se në këtë takim është bërë koordinim dhe se është biseduar për proceset aktuale në vend.

Tha se “duhet të jemi vigjilent që të mos lejojmë vazhdimin e taktikizimeve të cilat do ta dobësojnë pozitën e shqiptarëve në vend”.

Më tej Sela është pyet edhe për listat zgjedhore lokale të Frontit Europian.

“Është proces në sipër i cili diskutohet, por marrëveshje konkrete akoma nuk ka”, tha Sela.

Banner

Related posts

MARRVESHJA E OHRIT, LËVIZ PESËSHEN E BE-SË DREJT NJOHJES SË KOSOVËS

admin

Situata ka ndryshuar në krahasim me vitin 2019, shqiptarët në raundin e dytë nuk do të votojnë vetëm Pendarovskin?

Gjyla Halili

Prindërit e viktimave nga Koçani nuk lejojnë që të dërgohen trupat e fëmijëve të tyre për obduksion në Shkup

Gjyla Halili