AKTUALE

Artisti i njohur Nikollë Nikprelaj e vizitoi Universitetin e Tetovës

Universiteti i Tetovës e mirëpriti sot në vizitë artistin e njohur, Nikollë Nikprelajn. Në ambientet e Rektoratit, ai u prit nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Mr. Senad Abduli, si dhe Prodekania për arsim, Prof. Dr. Jëlldëz Asani.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të aktiviteteve kulturore që pasuan hapjen e ekspozitës personale të artistit Nikprelaj, e cila u përurua mbrëmjen e kaluar në Galerinë e Arteve në Tetovë. Ekspozita u prit me interes të madh nga publiku, përfshirë studentë, profesorë dhe dashamirës të artit.
Në këtë takim, artisti Nikprelaj shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe vlerësimin nga Universiteti i Tetovës. Ai theksoi se është emocion dhe përgjegjësi e veçantë të jesh në një ambient që kultivon dijen dhe artin. Universiteti i Tetovës jo vetëm që po arsimon brezat e rinj, por po luan një rol të rëndësishëm edhe në promovimin e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore.
Në vijim të vizitës së tij, qëndroi edhe në Fakultetin e Arteve, ku pati mundësinë të takojë studentët dhe profesorët, si dhe të njihet nga afër me procesin krijues dhe veprimtarinë artistike që zhvillohet në këtë institucion.
Universiteti i Tetovës e vlerëson lart kontributin e artistëve të shquar shqiptarë në promovimin e artit dhe kulturës kombëtare, dhe do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që nxisin bashkëpunimin ndërmjet institucioneve arsimore dhe skenës artistike bashkëkohore.

Banner

Related posts

LSDM: Mickoski nuk dëshiron reforma për Kodin Zgjedhor, por kërkon grabitje zgjedhore

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj uron muajn e shejtë të Ramazanit: “Le të jetë muaj i rishqyrtimit të vërtetë të gjithçkaje të dukshme dhe përkushtimit ndaj Krijuesit”

Gjyla Halili

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

Gjyla Halili