AKTUALE

Bexheti: Sulmi politik ndaj ambasadorit Meidani – një tentativë për të diskredituar përfaqësimin diplomatik shqiptar

Shkruan deputeti Blerim Bexheti në profilin e tij zyrtar në fb;

Në një aksion të ulët, të koordinuar nga portale që prej kohësh veprojnë si megafonë të VLEN-it, po shpërndahet një shkrim identik që shpif, shtrembëron dhe manipulon opinionin, me synim të qartë: diskreditimin dhe kërcënimin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani.

Një “pëlqim” në rrjetet sociale është marrë si pretekst për një sulm frontal politik, që arrin deri aty sa të përfshijë Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut në këtë lojë të ndyrë politike. Kjo nuk është më opinion, kjo është kërcënim i hapur ndaj një përfaqësuesi diplomatik shqiptar, dhe si i tillë është i papranueshëm, skandaloz dhe i rrezikshëm.

VLEN-i dhe zëdhënësit e tij politikë e mediatikë duhet ta kuptojnë qartë: ambasadorët nuk janë objekt sulmi elektoral, e aq më pak mund të bëhen viktimë e pasigurisë dhe dështimeve tuaja politike.

Ambasadori Meidani është përfaqësues zyrtar i një shteti sovran, i një kombi me dinjitet dhe i një diplomacie që gjithmonë ka qenë garant i të drejtave dhe zhvillimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Çdo tentim për ta tërhequr në baltën e ditës politike është akt i ulët që fyen jo vetëm Tiranën zyrtare, por të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Ambasadorët shqipëtar do të vazhdojnë të jenë zëri i bashkëpunimit, mbrojtës të interesit kombëtar dhe garanci e bashkimit, jo viktima të sulmeve të atyre që nuk e kanë fituar legjitimitetin as në sytë e shqiptarëve, as në sytë e miqve ndërkombëtarë.

Related posts

Kaselakis: Nëse Qeveria e konsideron të dëmshme Marrëveshjen e Prespës, le të shkojë me VMRO-në të dakordohet për një marrëveshje të dobishme

Gjyla Halili

Lloga : E gjithë ardhmëria jonë brenda një fletë votimi, shfrytëzojeni të drejtën e votës!

Gjyla Halili

“McGonigal”/ “Po fuste në dorë biznesmenët me lista nga Basha”, Berisha thirrje Kongresit, FBI dhe DASH: Hetoni rolin e Ramës në skemën e gjobëvënies

admin