AKTUALE

Shënimi i Ditës së Policisë së Maqedonisë

Në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë (në fushën sportive) sot do të mbahet fFestimi qendror me rastin e Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 Maji.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në ngjarje fjalime do të kenë kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike në MPB Aleksandar Janev.

Në shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe ministra dhe të ftuar të tjerë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni.

Në kuadër të festimit janë paraparë ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve nga njësi të ndryshme policore.

Banner

Related posts

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN

Gjyla Halili

Fronti Europian dërgoi kërkesë zyrtare tek Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan

Gjyla Halili