AKTUALE

Ata që sot thonë: Edhe BDI, edhe Qeveri – Olmaz, deri dje ishin në Qeveri bashkë me BDI!

Editorial Flaka

Ata që sot thonë: Edhe BDI, edhe Qeveri – Olmaz, deri dje ishin në Qeveri me BDI. Edhe Lëvizja Besa, edhe Alternativa por edhe Izet Mexhiti, deri dje, kanë qeverisur bashkë me BDI-në në qeveri. Sot, të njëjtët liderë i drejtohen liderit të ASH-së Arben Taravari që edhe në qeveri edhe bashkëpunim me BDI, është e pamundur.

“Megjithatë, ia VLEN! Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie. VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit. Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane. Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve. Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!”, thuhet në postimin e Ibrahimit pas takimit me Mickovskin dhe liderët e tjerë të VLEN-it, Kasami e Mexhiti, postim ky që u shpërnda edhe në profilet e krerëve të tjerë të VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe deputetit Bekim Qoku.

Takimi i sontëm erdhi pas takimit të djeshëm të kryeminsitrit Mickoski me Taravarin.

Banner

Related posts

Status të ri dhe paga më të larta, drejtori Selami takon “Nëpunësit Tatimor” të DAP

Gjyla Halili

Mexhiti: Po ndërtojmë sistem të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit

Gjyla Halili

Siljanovska ofendon rëndë Pendarovskin dhe Kovaçevskin

Gjyla Halili