AKTUALE

Agron Dedivanaj kujton Skënderbeun: Forca dhe shpirti i tij udhëheqës na mësuan se nëpërmjet unitetit, ne jemi të pathyeshëm

Banner

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Shba, Agron Dedivanaj ka kujtuar ditëlindjen e heroit të kombit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

“Sot festojmë jo thjesht datën e lindjes së një heroi, por frymën e bashkimit, guximit dhe qëndresës që Skënderbeu mishëroi gjatë gjithë jetës së tij. Trimëria dhe angazhimi i tij i palëkundur për mbrojtjen e popullit shqiptar janë gurëthemeli i identitetit tonë kombëtar”- ka shkruar Dedivanaj.
Ja postimi i plotë:

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468).
Sot festojmë jo thjesht datën e lindjes së një heroi, por frymën e bashkimit, guximit dhe qëndresës që Skënderbeu mishëroi gjatë gjithë jetës së tij. Trimëria dhe angazhimi i tij i palëkundur për mbrojtjen e popullit shqiptar janë gurëthemeli i identitetit tonë kombëtar.
Forca dhe shpirti i tij udhëheqës na mësuan se nëpërmjet unitetit, ne jemi të pathyeshëm – sepse ai e dinte se kur qëndrojmë së bashku, asnjë armik nuk është shumë i fortë dhe se asnjë sfidë nuk është shumë e madhe. Ai ëndërronte për një komb të bashkuar shqiptar dhe kjo ëndërr ne na motivon edhe sot e kësaj dite.
Sot, përmendorja e tij me krenari shkëlqen në Tuz, si një shëmbull i trashëgimisë së tij të përjetshme. Të bashkuar, ne mund të vazhdojmë rrugëtimin e nisur nga Skënderbeu, me nder, vëllazërisht dhe besa-besë. Sot kujtojmë heroin më të madh që ka njohur toka jonë dhe jemi të vendosur ta mbajnë gjallë vizionin e tij për brezat që do të vijnë.
Përjetësisht krenar!

Banner

Related posts

Valdet Xhaferi nga Gostivari: Vlen çdo dështim të vetin ja hedh Bdi-së,kjo është pasojë e qeverisë jolegjitime dhe atyre që pjesërisht e dinë himnin kombëtarë

Gjyla Halili

BFI e RMV gëzon besim të lartë tek besimtarët e saj

admin

Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër shefit të Njësitit për krime ekonomike dhe kompjuterike pranë SBP Shkup

Gjyla Halili