AKTUALE

Pasholli: Koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM propozon shuarjen e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve

Banner

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli, nga foltorja e Kuvendit sot ka reaguar në lidhje me tentativën e deputetëve të VMRO-së dhe shumicës parlamentare për të ndryshuar ligjin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, me procedurë të shkurtuar në Kuvend.

Sipas kërkesës së koalicionit qeverisës, këtij Inspektorati do t’i hiqet statusi i Personit juridik dhe do të zhvendoset si zgjatim politik i Ministrisë së Drejtësisë.

Deputetja Pasholli tha “ shumica parlamentare po mundohet që të minojë autoritetin dhe pavarësinë e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Nuk befasohem nga qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, por e pash që ju kryetar (Afrim Gashi) keni dhënë votën për futjen në rend të ditës për këtë propozim, bashkë me kolegët e VLEN-it. Kur do të vjen momenti për të parë pasojat e këtij veprimi, do të jetë shumë vonë”, u shpreh Pasholli.

Gjithashtu, deputetja Pasholli tha se të gjithë deputetët e “Frontit Europian” do të angazhohen fuqishëm për të pamundësuar shuarjen e këtij Institucioni dhe garantimin e funksionimit të tij në mënyrë të pavarur.

Banner

Related posts

Mickoski: BDI dhe Ali Ahmeti nuk guxojnë të fitojnë deputet në Nj.Z 3!

Gjyla Halili

Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve në RMV

Gjyla Halili