🗽📚 Lajmet e mira janë kuptimplotë kur ndahen me miq.
Sot, nga Senati i Universitetit të Tetovës mora një nga vlerësimet më të rëndësishme në rrugëtimin tim akademik – titullin e fundit, Profesor Ordinar.
Me përulësi falënderoj të gjithë studentët dhe kolegët, me të cilët kemi pasur mbi 16 vite bashkëpunim e përkushtim në afër 100 punime shkencore, botim librash, mentorime dhe dhjetëra projekteve ndërkombëtare, si dhe kemi mbështetur ndërkombëtarizimin e katedrës dhe universitetit. Njëherit, nga çdo institucion shtetëror që më është dhënë mundësia të udhëheq, bashkëpunimin dhe mbështetjen e kësaj çerdhe të dijes e kemi pasur të vazhdueshme.
🛎Është një ndjenjë përulësie dhe mirënjohjeje e thellë për këtë thirrje të fundit akademike, që më rikujton se çdo hap në këtë udhëtim ka qenë një përpjekje kolektive. Më kujtohen studentër dhe profesorët e ilegalitetit të cilët mësonin nëpër shtëpitë tona, e unë i shihja me shumë ëndje dhe kuriozitet si 9 vjeçar. E sot, kjo vatër e dijes nderon profesorët dhe është vend pelegrinazhi për dituri nga mijëra studentë.
🗣Faleminderit kolegëve, studentëve, bashkëpunëtorëve dhe familjes për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite. Kjo arritje është një nxitje për të vazhduar me përkushtim në shërbim të dijes, brezit të ri dhe shoqërisë.
————-