AKTUALE

Vilson Sinishtaj kujton Skenderbeun: Emni i tij nuk i përket vetëm historisë – ai i përket çdo shqiptari që rrah me zemër kombtare”

Politikologu i Shoqatës ” Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj nëpërmjet një postimi në fb ka përkujtuar Heroin e Kombit, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu.

“Emni i tij nuk i përket vetëm historisë – ai i përket çdo shqiptari që rrah me zemër kombtare”- ka shkruar Sinishtaj.
Ja postimi plotë:

620 Vjetori i Lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (1405–2025)
6 Maji – Dita kur lindi Mbreti i Shqiptarëve, Babai i Kombit tonë!
Sot nuk përkujtojmë veç një datë – përkujtojmë lindjen e vetë themelet e Shqypnisë. Më 6 maj 1405, lindi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Mbreti i Arbënit, Babai i Kombit Shqiptar, prijësi që mposhti Perandorinë ma të madhe të kohës dhe që i bashkoi trojet shqiptare nën një flamur, një ideal e një qëndresë.
Ai s’ishte thjesht një luftëtar – ai ishte vetë Shqipnia në kambë.
Ai nuk sundoi me frikë, por me dashni për atdhe, me gjak shqiptari e me besë arbërore.
Emni i tij nuk i përket vetëm historisë – ai i përket çdo shqiptari që rrah me zemër kombtare!
Sot, kur statuja e tij qendron madhështore në qendër të Malësisë, përballë Bratilës legjendare, ndjejmë fuqishëm se jemi gjaku i tij – jemi pasardhësit e Mbretit tonë, që na la amanet bashkimin, lirinë dhe flamurin me shqiponjën dykrenare!
Skënderbeu s’është veç e kalueme – ai është e tashmja dhe ardhmja që na pret!
Të bashkuem si dikur nën Lidhjen e Lezhës, me një ideal të vetëm: Shqipnia Etnike – prej Nishit deri në Çameri, prej Ulqinit deri në Shkup!
Lavdi përjetë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbretit të Shqiptarëve!
Rrnoft Shqypnia! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Related posts

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Gjyla Halili

Për shkak të tubimit në sheshin “Skenderbeu” regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Gjyla Halili

Bdi Tetovë më e fortë se kurrë/ Uragani i fitores së 19 tetorit gati

Gjyla Halili