AKTUALE

Përkujtohet dëshmori i kombit, Agim Rufati nga Sllupçani. Një Agim lind sërish në këtë familje!

4 maj-Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, me bashkëpunëtorët e tij dje kanë kujtuar dëshmorin e kombit, Agim Rufati nga Sllupçani.
Postimi:
Shënohet 24-vjetori i rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Agim Rufati nga Sllupçani — një bir i denjë i kësaj toke që dha jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit Shqiptar. Në këtë ditë plot emocion dhe kujtim, historia përsëritet në një mënyrë të mrekullueshme: djali i tij Arlind Rufati bëhet baba dhe vendos që emrin e të birit ta bëjë AGIM — për të jetuar përherë kujtimi, nderimi dhe emri i të atit.
Në përvjetorin e 24-të emri AGIM lind përsëri në zemrat tona dhe me një jetë të re.
Lavdi Dëshmorit të Kombit Shqiptar Agim RUFATI.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

Izet Mexhiti nga lagjja e tij: Serova nuk mposhtet as me presion e as me pushtet

Gjyla Halili

Gllavçev dhe Radev pas inaugurimit të Siljanovska-Davkovës: Marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze

Gjyla Halili

Erkan Arifi shtroi iftar për Muftininë e Bashkësisë Islame në Kumanovë dhe Likovë

Gjyla Halili