AKTUALE

Trump urdhëron rihapjen e burgut famëkeq të Alkatrazit

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për rihapjen e burgut famëkeq të Alkatrazit.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump paralajmëroi se Amerika “është e rrënuar nga kriminelë mizorë, të dhunshëm dhe serialë, llumrat e shoqërisë, të cilët nuk do të kontribuojnë kurrë në gjë tjetër veç mjerim dhe vuajtje”.

“Rindërtoni dhe hapni Alkatrazin! Për një kohë të gjatë Amerika është rrënuar nga shkelës kriminelë të egër, të dhunshëm, llumrat e shoqërisë, të cilët kurrë nuk do të kontribuojnë asgjë tjetër përveç mjerimit dhe Vvuajtjes. Kur ishim një komb më serioz, në kohët e kaluara, nuk nguronim t’i mbyllnim kriminelët më të rrezikshëm dhe t’i mbanim larg kujtdo që mund t’i dëmtonin. Kjo është mënyra se si duhet të jetë. Ne nuk do t’i tolerojmë më këta shkelës serialë që përhapin ndyrësi, gjakderdhje dhe kaos në rrugët tona”, tha Trump.

“Kjo është arsyeja pse, sot, po drejtoj Byronë e Burgjeve, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Sigurinë Kombëtare, për të rihapur një Alkatraz më të madh, për të strehuar shkelësit më të pamëshirshëm dhe më të dhunshëm të Amerikës”, shtoi ai.

“Ne nuk do të mbahemi më peng të kriminelëve, banditë dhe gjykatësve që kanë frikë të bëjnë punën e tyre dhe të na lejojnë të largojmë kriminelët që kanë ardhur në vendin tonë ilegalisht.”

Sipas Trumpit, rihapja e Alkatrazit do të shërbejë si simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë.

“Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, përfundoi ai.

Related posts

Mexhiti për Zhurnal demanton lajmin “përplasje në VLEN”: Pushtetarët bien dhe zgjohen nga gjumi me shpresën që të përçajnë opozitën

Gjyla Halili

Qendra për Komunikime Qytetare: Komuna e Kërçovës institucioni më transparent në gjithë Maqedonin e Veriut

Gjyla Halili

Drejtori i Ansamblit shqiptar në RMV z.Shkodran Tolaj dhe drejrori i ansamblit „Shota“ nga Kosova z.Mehmed Xhemajli të ftuar në manifestimin „ Familja Ballkanike“ në Akademinë e Shkencave në Sofje

admin