AKTUALE

Faza e parë e rrugës në Saraj, BDI: Fjalët i kemi kthyer në vepra

Bashkimi Demokratik për Integrim, nëpërmjet një kumtese ka njoftuar rreth finalizimit të fazës së parë të rrugës që lidh Sfillaren e Epërme me Sfillaren e Poshtme, ku ishin të pranishëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Sarajit, Ilas Veseli, deputeti i zonës, Blerim Bexheti, sekretari gjeneral, Faton Ahmeti drejtues tjerë politikë.

Komunat me shumicë shqiptare, nën udhëheqjen e BDI-së, po transformohen përmes projekteve infrastrukturore, arsimore, sociale dhe ekologjike – sepse ne nuk premtojmë për zgjedhje, por punojmë për gjenerata, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Kumtesa e plotë:

Sot, në prani të kryetarit z. Ali Ahmeti, kryetarit te komunes se Sarajit Ilas Veseli, deputetit të zonës Blerim Bexhiti, sekretarit të përgjithshëm të BDI-së si dhe përfaqësuesve nga kryesia qendrore e BDI-së, u përurua përfundimin e fazës së parë të rrugës së re që lidh Sfillaren e Poshtme me Sfillaren e Epërme.
Ky projekt përfshin:
• Rikonstruimin e plotë të rrugës
• Instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit
• Kanalizim fekal dhe atmosferik
• Trotuare dhe sinjalizim rrugor
Investim i plotë nga buxheti i Komunës së Sarajit, me vlerë mbi 1 milion euro.
Ndërkohë, punimet për fazën e dytë janë në zhvillim të plotë dhe pritet të përfundojnë në muajt në vijim.
Ky investim përmirëson ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e jetës për banorët e këtyre dy vendbanimeve shqiptare, duke dëshmuar qartë se BDI mbetet e përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të barabartë në çdo cep ku jetojnë shqiptarët.
Komunat me shumicë shqiptare, nën udhëheqjen e BDI-së, po transformohen përmes projekteve infrastrukturore, arsimore, sociale dhe ekologjike – sepse ne nuk premtojmë për zgjedhje, por punojmë për gjenerata.
Fjalët i kemi kthyer në vepra – Zhvillimi është vizioni ynë i përbashkët.

Related posts

Mucunski, Nikolovski, Koçovska, Velkovski, Andonovski dhe Toshkovski në kombinatorikë për ministra të rinj?

Gjyla Halili

Situata në veri, Kurtit i kërkohet të pranojë kërkesat e aleatëve

admin

I merret pasaporta diplomatike kreut të FFM-së Muhamed Sejdinit

Gjyla Halili