AKTUALE

Hapet pjesa e parë e rrugës së re Sfillare e Poshtme – Sfillare e Epërme

Banner

Sot, kisha nderin që në prani të kryetarit Ali Ahmeti, deputetit të zonës, Blerim Bexheti, antarëve nga kryesia qendrore e BDI-së, udhëheqësis së degës, dy këshillave vendor dhe banorëve lokal, përuruam përfundimin e punimeve të fazës së parë të rrugës që lidh dy vendbanimet Sfillare e Poshtme dhe Sfillare e epërme.

Ky projekt përfshin rikonstruimin e tërësishëm të rrugës, instalimin e rrjetit të ri të ujësjellesit, kanalizimit fekal dhe atmosferik, trotuareve në disa pjesë të rrugës dhe sinjalizimin e plotë të saj. I njejti, financohet tërësisht me mjete nga buxheti komunal dhe kap vlerën në total dikund mbi 1 milion euro.

Ndërkohë po zhvillohen punimet intenzivisht në fazën e dytë të projektit dhe e njejta është planifikuar të përfundoj në muajt në vijim. Me çrast, ky projekt pritet që dukshëm të përmirësoj infrastrukturën rrugore dhe mirëqenien e banorëve të këtyre dy vendbanimeve.

Komuna e Sarajit do të vazhdoj me investimet në realiziminin e projekteve zhvillimore që do të përmirësojn infrastrukturën dhe kushtet e jetësës në të gjitha vendbanimet tona.

Uroj që banorët e Sfillareve ta gëzojn dhe shfrytëzojn këtë projekt kapital, ndërsa neve si komunë do të vijm përsëri me projekte tjera në të ardhmen.

Banner

Related posts

NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP

admin

Minimalizëm që kombinon të kontrastet: Banjat bardhë e zi që nuk do të dalin kurrë nga moda

admin

Ziadin Sela: Veprimi i Arben Taravarit, akt qyqar

Gjyla Halili