AKTUALE

LSDM: Punëtorët e Kulturës ende pa paga, teksa ministri po bën harxhime luksi në Japoni

“Ndërsa institucionet kulturore mezi po mbijetojnë dhe punonjësit janë ende pa paga, Ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, së bashku me një grup të madh partiak, organizoi një ekskursion “diplomatik” në Japoni. Me të janë Ministri Timço Muçunski dhe gruaja e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë dhe disa “autoritete të tjera kulturore”, gjoja për të mbështetur ansamblin Tanec dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor”, kështu reaguan sot nga opozitarja LSDM.

Ata akuzojnë ministrin për harxhime luksi dhe për jo transparencë mbi shpenzimet e këtij udhëtimi.

“Nga sa persona përbëhet saktësisht ky delegacion luksoz? Sa para publike u shpenzuan për udhëtimin në Osaka, për bileta avioni, akomodim, dieta, darka protokollare, gardërobë dhe dhurata? Dhe çfarë, në fakt, do të sjellin ata përsëri në Maqedoni? Përveç një albumi me selfie, postimesh rreth “takimeve të suksesshme” dhe disa sloganeve rreth “dialogut ndërkulturor”? Ironikisht, ata organizuan edhe një ekspozitë kushtuar arkitektit Kenzo Tange, vizionarit që projektoi Shkupin pas tërmetit katastrofik të vitit 1963. I njëjti Shkup që OBRM-PDUKM, me të njëjtën strukturë, e shpërfytyroi me stiropor dhe barok të rremë përmes projektit “Shkupi 2014″. Kush ka guximin pra të festojë Kenzo Tange tani, kur puna e tij është shkelur rëndë nga estetika partiake e stiroporit dhe kiçi? Qytetarët meritojnë një përgjigje: Sa kushtojnë ekskursionet e Ljutkovit, sa kushton kjo paradë? Dhe a është kultura vetëm një alibi për luksin turistik?”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Banner

Related posts

Komuna e Çairit me borxh mbi 7 milionë denarë ndaj Higjienës Komunale Shkup

Gjyla Halili

Jehona e Malësisë: ” Jemi të përkushtuar në forcimin e lidhjeve tona vëllazërore me të gjith shqiptarët”

Gjyla Halili

Reagon anëtarja e Kuvendit të ASH-së, Mediana Ameti: Nuk kam nënnshkruar në asnjë peticion apo listë!

Gjyla Halili