AKTUALE

Rina Ajdari: 2 Maji – Përkujtimi i të kaluarës me dinjitet  formëson rrugëtimin e së ardhmes

Banner

Ka momente në historinë e një kombi që përcaktojnë shpirtin por edhe fatin e tij- kur guximi mposht frikën dhe bashkimi triumfon mbi ndarjen. Për popullin shqiptar lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishte një moment i tillë. Nuk ishte vetëm një luftë e zhvilluar me armë, por me besim në të drejtën për të jetuar të lirë, me dinjitet dhe drejtësi.

Gjeneratë pas gjenerate kemi mbajtur barrën e pushtimit dhe shtypjes. Megjithatë gjithmonë jemi ngritur, jo për lavdi e pushtet por për një ëndërr ku çdo fëmijë mund të flasë gjuhën e tij, të jetojë sipas vlerave të tij dhe të ecë krenar në atdheun e tij. E guximin e morrëm nga historia, nga letërsia, nga vargjet e poetëve dhe sakrificat e tyre, nga gojëdhënat, nga Rilindja Kombëtare, nga mësuesit e mësonjëtoreve të para në gjuhën shqipe, nga Leka i Madh e nga Skenderbeu, nga Ismail Qemali e nga Adem Jashari.

Sot kujtojmë 2 Majin, kujtojmë Sllupçanin për të dëshmuar se fryma e luftës u udhëhoq nga bashkimi, sakrifica dhe shpresa. Dhe përkrah kujtesës, sot duhet të marrim përgjegjësinë për institucionet tona, arsimin, kulturën tonë dhe për njëri-tjetrin.

Ne mbajmë trashëgiminë e një kombi që refuzoi të gjunjëzohej e kjo trashëgimi kërkon më shumë se krenari, ajo kërkon veprim.

Për të ndërtuar një të ardhme të denjë për sakrificën e dëshmorëve të kombit le t’u mësojmë fëmijëve tanë jo vetëm emrat e heronjve tanë, por idealet për të cilat ata jetuan. Le të ndërtojmë një vend ku historia përkujtohet por edhe nderohet përmes përparimit, drejtësisë dhe unifikimit.

Lavdi!

Banner

Related posts

Rriten çmime e shërbimeve hotelierike në Maqedoni

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Ja çfarë çmimi ka Tetova me Bilall Kasamin, po ju themi se Tetova nuk shitet

Gjyla Halili

Korridori 8/ Rrustemi: Projekt madhor i cili do të ndikoj në rritje të shpejtë ekonomike

admin