AKTUALE

PRESIDENTJA E KOSOVËS VJOSA OSMANI, PRITI NË PRESIDENCË  NËNËN STANA GASHI

Banner

Nënë Stana Gashi e shoqëruar nga tre djemt dhe tri vajzat e saj, Filipi, Fatmiri, Viktori, Filja, Vera dhe Lurdja, pjestar të UÇK-së, u prit në Selinë e Presidencës së Republikës së Kosovës nga Presidentja Znj. Vjosa Osmani dhe nga Këshilltari Ushtarak i saj, Gjeneral Dr. Sefer Isufi!

Isha i nderuar të isha pjesë e delegacionit, të vizitës së Nënës së UÇK-së, te Presidentja Osmani!

Data 29 Prill 2025, do të jetë datë e historike për heroinën e gjallë, Nënën e UÇK-së, Nënën Stana Pjetër Gashi dhe familjen e saj, sepse Ajo falë angazhimit e kontributit direkt të Saj, të bashkëshortit të Saj, të djemëve e vajazave të Saja, u prit dhe u nderua nga Presidntja e Kosovës, Znj. Presidentja Vjosa Osmani!

Nënë Stana, në vizitën e parë te Presidentja në Presidencë, nuk i shkoi duarthatë Presidentes, por ia dhuroi një dhuratë të veçantë e të çmuar kombëtare!

Ia dhuroi pshallakun e kuq, të cilin e ka bartur pothuaj gjatë gjithë kohës së luftës!

Gjithashtu Presidentja Osmani, Nënë Stanës dhe të gjithë neve që e shoqëronim gjatë vizitës na dhuroi dhurata pesidenciale!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Prill 2025!

Banner

Related posts

Bekteshi: Korridori 8 është vepër që ka vulën e Ali Ahmetit, dhe është mirë që e pranoni, po edhe të punoni

Gjyla Halili

BDI: Ministria e Kulturës vetëm 2 projekte për shqiptarët nga 74 të mbështetura

Gjyla Halili

Vazhdon paqartësia me Ilire Dautin! Partia ia ka lënë në dorë që të vendos çfarë do të bëjë pas interpelancës

Gjyla Halili