AKTUALE

Reagon Valdet Xhaferi nga BDI në lidhje me vendimin e fundit të Gjykates Kushtetuese për të shpallur medresenë “Isa Beu” të paligjshme dhe jo kushtetuese

Reagimi i plotë: Gjykata Kushtetuese kundër Medreses ‘Isa Beu’!

Me shqetësim e kemi pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të paligjshëm dhe jokushtetues vendimin e Qeverisë që lejonte themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu” nga Bashkësia Fetare Islame në RMV.

Është e papranueshme që një iniciativë arsimore, e cila synon edukimin e të rinjve në frymë të dijes dhe moralit fetar, të cilësohet si antikushtetuese duke mohuar të drejtat bazë për shkollim dhe edukim të fëmijëve tanë.
A janë të barabartë të gjithë qytetarët dhe komunitetet përballë ligjit? A është e mundur që në një shtet multikulturor, një bashkësi fetare të mos ketë të drejtën të kontribuojë në arsim? Këto janë pyetje që Gjykata Kushtetuese duhet të përgjigjet, pasi siç po shihet po targetojnë vetëm ligje që nxisin provokim, ashtu siç e filluan me Ligjin e Gjuhës shqipe, e tashmë e vazhduan dhe me Medresenë.

Ne theksojmë se Medreseja Isa Beu është institucion që për dekada me radhë ka kontribuar në edukimin e gjeneratave të tëra me përkushtim dhe cilësi. Themelimi i saj në Kondovë ishte një hap drejt zgjerimit të këtij misioni edukativ dhe nuk përbënte rrezik për rendin kushtetues – përkundrazi, përfaqësonte një vlerë të shtuar për arsimin në vend.

Në vend që të zgjidhim ndasitë përmes përjashtimit, ne ftojmë institucionet që të ulen në tryezën e dialogut dhe të gjejnë mënyra për të harmonizuar lirinë fetare me standardet kushtetuese. Secili qyterar në këtë vend duhet të ndihet i vlerësuar dhe i barabartë, pavarësisht bindjeve fetare.
Vendi meriton një sistem arsimor që i pranon të gjitha identitetet në mënyrë të barabartë dhe me dinjitet, sepse ndalesat dhe diskriminimi nuk i shërbejnë askujt.

Banner

Related posts

Presidentja Osmani në vizitë shtetërore në Zvicër, pritet nga presidentja Karin Keller-Sutter, organizohen edhe nderime ushtarake

Gjyla Halili

Takimi Vuçiç-Kurti, agjenda nis me takime të ndara, mbyllet me deklaratën e Borrell

admin

ALI AHMETI QYTETAR NDERI I PRIZRENIT, KRYEQYTETIT SHPIRTËROR TË KOMBIT SHQIPTAR

Gjyla Halili