AKTUALE

Snopçe: Nëse ASH del nga Qeveria, zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme

Banner

Deputeti i cili është pjesë e njërit krah të ASH, krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe thotë se partia e tij nuk është ftuar të marrë pjesë në kryesinë e djeshme të VLEN-it si subjekti i vetëm politik. Sipas tij, nuk vendosën me vetiniciativën e tyre që të mos merrnin pjesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk di çfarë vendimesh u morën në mbledhje dhe nuk kam konfirmim zyrtar nga shërbimet parlamentare se 9 nga gjithsej 14 deputetë të VLEN paraqitën një kërkesë për një grup të veçantë parlamentar. Derisa të kem një informacion të tillë, nuk mund të komentoj. Por nëse kjo ndodh, kjo automatikisht nënkupton një grup parlamentar të ASH-së prej pesë deputetësh”, tha Snopçe në konferencën për shtyp në Kuvend.

Për momentin, Snopçe është koordinator i grupit parlamentar VLEN, por ai nuk e di se sa gjatë do të jetë kështu.

Në kampin e krahut të Arben Taravarit, deputeti thekson se nuk shohin problem edhe nëse do të ishin në opozitë. Megjithatë, përfundimi i përgjithshëm është se nëse ASH është jashtë Qeverisë, atëherë mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare është e pashmangshme.

“Nuk ka dyshim se Qeveria i ka numrat edhe pa ASH-në, por do të jetë e paqëndrueshme vetëm me nëntë deputetë shqiptarë”, tha Snopçe.

Banner

Related posts

Dita e parë si kryeministër, Xhaferi: “Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim”

Gjyla Halili

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

Gjyla Halili

Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe

admin