AKTUALE

Konferencë “Përforcimi i pavarësisë gjyqësore dhe përgjegjësisë përmes efikasitetit më të madh të procedurave”

Në organizim të Shoqatës së gjyqtarëve të Maqedonisë, sot në Shkup do të mbahet konferenca gjyqësore “Përforcimi i pavarësisë gjyqësore dhe përgjegjësisë përmes efikasitetit më të madh të procedurave”.

Sipas agjendës, fjalim përshëndetës do të kenë ambasadori Kilian Ual, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ivan Xholev, kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të RMV-së, Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor të RMV-së, si dhe Xhemal Saiti, u.d. kryetari i Gjykatës Supreme të RMV-së.

Në konferencë do të diskutohet për sfidat dhe problemet me të cilat përballet sistemi gjyqësor për trajtimin efikas dhe ekonomik të fluksit të lëndëve dhe nevojën për modernizimin digjital të punës në gjykata, si dhe pavarësinë të pushtetit gjyqësor, por edhe për arritjen deri tek stabiliteti financiar dhe institucional.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për rolin e Shoqatës së Gjyqtarëve në përforcimin e pavarësisë dhe integritetit profesional të funksionit gjyqësor, ndërsa do të jepen propozime dhe ide për aktivitete të mëtutjeshme të Shoqatës së Gjyqtarëve të RMV-së.

Banner

Related posts

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, Siljanovska bindshëm para Pendarovskit

Gjyla Halili

“Mërgatës shqiptare po i merren të drejtat, të angazhohemi” – Ahmeti bëri thirrje nga Kumanova

Gjyla Halili

Mexhiti: Patëm takim të rëndësishëm me presidentin Erdogan

Gjyla Halili