AKTUALE

Dita e Europës do të shënohet përmes solidaritetit, të gjithë së bashku do të vrapojmë për Koçanin

Banner

Këtë vit, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Europe House do të shënojnë “Ditën e Evropës: me organizimin e garës humanitare për të prekurit nga tragjedia e Koçanit.

Më 25 maj, do të vrapojmë një të njëjtën kohë në 7 qytete – Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, me një qëllim të vetëm: t’ia zgjasim dorën Koçanit.

“TË GJITHË PËR KOÇANIN – VRAPOJMË SË BASHKU!” është iniciativa humanitare në të cilën mund të marrë pjesë çdokush, pavarësisht moshën apo përgatitjes fizike. Garat janë të destinuara për të gjithë: vrapues rekreativë, atletë, amatorë, të rinj dhe të moshuar, sepse nuk bëhet fjalë për kilometra, por për solidaritet.

Paraqitja është e hapur dhe mund të bëhet përmes platformës https://sitezakocani.mk , ku çdokush që është i interesuar mund të zgjedhë një qytet dhe të bëhet pjesë e garës më të rëndësishme këtë vit. Të gjitha mjetet e mbledhura nga pagesat e regjistrimit do të dhurohen përmes Kryqit të Kuq, i cili do t’i drejtojë ato për komunitetin në Koçan, duke siguruar që çdo donacion të shkojë aty ku është më i nevojshëm.

Më 25 maj, nuk do të vrapojmë për rezultate, as për shpërblime – do të vrapojmë për solidaritet dhe për vlerat që na definojnë si shoqëri dhe si komunitet.

Të gjithë për Koçanin – të vrapojmë së bashku! Bashkohuni me ne!

Banner

Related posts

Miratohet plani miliardësh i BE-së për Ballkanin Perëndimor, kushte për Kosovën dhe Serbinë nëse duan të përfitojnë

Gjyla Halili

BDI: Mbi 2 miliardë euro në projekte infrastrukturore

admin

Ish-deputetja e PD-së kandidate për Bashkinë e Tiranës: Jam e gatshme të marr përsipër sfidën. Misionin për të mbështetur…

admin