AKTUALE

Komisioni i Zgjedhjeve dhe Emërimeve propozon anëtarë të Këshillit Programor të RTVM-së

Home Lajme Maqedoni
LajmeMaqedoni
Komisioni i Zgjedhjeve dhe Emërimeve propozon anëtarë të Këshillit Programor të RTVM-së
28/04/2025

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë.

Lazo Tërpkov, Marjan Velevski, Biljana Babiq, Bekim Laçi, Mile Grozdanovski, Muzbajdin Qamili, Davor Pashovski, Maja Sedrak, Burim Ramadani, Patriot Lumani, Ivana Efremovski, Vlladimir Pallashevski dhe Tomisllav Kezharovski, janë kandidatët që do të shkojnë në votim në seancë plenare.

Shtatë prej kandidatëve u propozuan nga VMRO-DPMNE, një nga LSDM, një nga Lëvizja “E di” dhe katër nga VLEN.

Për t’u zgjedhur si anëtarë të këshillit programor të RTVM-së, kandidatët e propozuar duhet të votohen edhe në seancë plenare, për çka nevojitet edhe shumicë e badenterit.

Banner

Related posts

Ahmeti pas takimit në Çair: Mu bë zemra mal

admin

Rritja ekonomike ngjall optimizëm!

Gjyla Halili

Një tjetër kryebashkiak i PS në telashe/ Artur Bushi 90 minuta në Prokurorinë e Posaçme, pyetet nga hetuesit e BKH për një…

admin