AKTUALE

Bexheti: “Çairi nga Komunë e rregullt në Labirintin e betonit”

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, i ka kthyer përgjigje LEN, lidhur me “xhunglën” urbanistike, duke ia atribuar atij, si krijues i saj.

Qytetarët e dinë mirë: kush ka ndërtuar dhe kush ka gënjyer. Kush ka punuar dhe kush vetëm ka marrë, ka deklaruar Bexheti.

Postimi në fb i z. Bexheti:

Të flasësh për “xhungël urbanistike” në Shkup dhe të përpiqesh të ma adresosh mua, është po aq qesharake sa të fajësosh të tjerët për oborrin e shtëpisë sate të shkatërruar.

“Xhungla” e vërtetë urbanistike është në Komunën e Çairit – atje ku ka dhjetëra ndërtesa pa leje, kaos urbanistik, mungesë infrastrukture dhe plane që ekzistojnë vetëm në fjalime elektorale.
Mjafton një shëtitje e thjeshtë në Çair, ose një pyetje e sinqertë ndaj çdo qytetari, për ta parë me sy dhe për ta dëgjuar me vesh se kush e ka shndërruar komunën në një labirint betoni pa asnjë rregull.
Ne nuk e bëmë Çairin “xhungël”. Ata që për vite të tëra e sunduan si pronë private, sot duan të na japin leksione për qytetari dhe moral.

Në politikë, është e lehtë të akuzosh kur nuk ke asnjë pike pune për të mbrojtur. Por qytetarët e dinë mirë: kush ka ndërtuar dhe kush ka gënjyer. Kush ka punuar dhe kush vetëm ka marrë.

Fjalët ikin, faktet mbesin.

Banner

Related posts

Si do të jetë moti për 1 maj!

Gjyla Halili

Vilson Sinishtaj uron Zef Berishajn për zgjedhjen si Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Gjyla Halili

Artan Grubi dhe partia e Izet Mexhitit sot ballë për ballë në rrugën e Bllacës

Gjyla Halili