AKTUALE

EKSKLUZIVE: Këta janë 8 anëtarët e Grupit punues të Ligjit për përfaqësim të drejtë

Gazeta KOHA merr vesh se Grupi punues për Ligjin ka tetë anëtarë: profesorët Tanja Karakamisheva, Deni Preshova dhe Aleksandar Spasenovski nga VMRO, zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, profesorët Jeton Shasivari dhe Mersim Maksuti, si dhe Ermira Mehmeti, ish-deputetja e BDI-së

Shkup, 26 prill – Ligji për përfaqësim të drejtë është gati, por nuk do të publikohet së shpejti – pak për shkak të pakënaqësisë së anëtarëve shqiptarë të Grupit punues e pak për shkak se Ligji si i tillë, do të shkojë njëherë në Komisionin e Venecias për mendim e që pastaj të miratohet në Parlament.
Se Ligji është gati e tha ditë më parë edhe kryeministri Mickoski, i cili në pyetje deputetësh, konfirmoi se Ligji do të dërgohet fillimisht në Komisionin e Venecias për mendim. “Nuk duam të veprojmë sikurse Qeveria BDI-LSDM, ligjet e të cilave ishin më kundërshtim me Kushtetutën e shtetit”, tha Mickoski duke e arsyetuar vonesën për Ligjin.
Gazeta KOHA merr vesh se Grupi punues për Ligjin ka tetë anëtarë: profesorët Tanja Karakamisheva, Deni Preshova dhe Aleksandar Spasenovski nga VMRO, zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, profesorët Jeton Shasivari dhe Mersim Maksuti, si dhe Ermira Mehmeti, ish-deputetja e BDI-së.
Megjithëse flitet për “pakënaqësi” të profesorëve shqiptarë, pasi Tanja Karakamisheva si kryesuese e Grupit nuk i ka pranuar vërejtjet e tyre, asnjëri nga anëtarët e Grupit punues deri tani nuk ka ofruar dorëheqje, por as që është prononcuar publikisht për përmbajtjen e Ligjit, konkretisht për Metodologjinë se si është paraparë përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në institucionet e shtetit.
Karakamisheva është e njohur botërisht për qëndrimet antishqiptare, konkretisht kundër Marrëveshjes së Ohrit, flamurit dhe gjuhës shqipe!
Gjykata Kushtetuese e më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e instrumentit “Balancues” dhe nga koha kur u hoq Balancuesi, punësimet dhe avancimet ky mekanizëm, ka mbetur në vullnetin e mirë të ministrave, drejtorëve dhe udhëheqësve të vet institucioneve. Kështu, për shembull, ka rënë dukshëm përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Arsimit, në Mbrojtje, në Ministrinë e Transportit….
Në ndërkohë, përmbajtja e Ligjit si dhe anëtarët e Grupit Punues zyrtarisht vazhdojnë të jenë “top sekret” për Qeverinë, duke e shkelë me dy këmbë zotimin për transparencë. (koha.mk)

Related posts

Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

Gjyla Halili

MIRËNJOHJE NGA KISHA PËR KONTRIBUT NË NDERIM TË NËNËS STANË PJETËR GASHI

Gjyla Halili

BDI: Raporti i BE-së më kritiki deri tani dhe shënon regres

Gjyla Halili