AKTUALE

Sot sërish protestohet në Koçan për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

Sot, e shtunë, duke filluar nga ora 12:05, në Koçan do të zhvillohet marshimi i katërt protestues me moton “Reagim i vonuar”, në nderim të viktimave të tragjedisë së rëndë në diskotekën “Pulse”, ku humbën jetën 62 të rinj dhe u plagosën afro 200 të tjerë.

Sipas organizatorëve, pika e nisjes së marshit do të jetë Parku i Qytetit në Koçan. Protestuesit do të ecin drejt Qendrës Tregtare të qytetit, ku do të ndalen për një moment për të shprehur solidaritet dhe revoltë. Më pas, marshimi do të vijojë drejt Komunës së Koçanit, për të ngritur zërin kundër neglizhencës institucionale, e cila sipas organizatorëve ka qenë evidente në trajtimin e rastit.

Protesta do të vazhdojë drejt Ministrisë së Brendshme për të denoncuar reagimin e vonuar dhe mungesën e përgjegjësisë, dhe do të përfundojë para Gjykatës Themelore të Koçanit, me kërkesën për drejtësi të pakompromis dhe joselektive.

Organizatorët theksojnë se të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë marsh paqësor, për të treguar mbështetje për familjet e viktimave dhe për të nderuar kujtimin e të ndjerëve.

Ky është marshimi i katërt me radhë, pas protestave të organizuara çdo të shtunë nga banorët e Koçanit, të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe transparencë për tragjedinë që tronditi gjithë vendin.

Banner

Related posts

Haradinaj kujton dëshmorët e martirët e Rahovecit: Dëshmuan vullnetin për drejtësi dhe për të jetuar të lirë

Gjyla Halili

Agjenda reformuese dhe rruga evropiane: Qeveria prezantoi progresin para ambasadorëve të BE-së

Gjyla Halili

Demolohet shtabi i VLEN në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Gjyla Halili