AKTUALE

S’ka marrëveshje për takim për Korridorin 8! Mucunski: Iniciojmë marrëveshje me Bullgarinë, nuk jemi frenues

Përkushtimi për BE nuk duhet të matet me lëshimet e bëra nacionale, porositi shefi i diplomacisë, Timço Mucunski. Ai u pyet nëse eurokomesarja Marta Kos ka folur me politikanët në vend pas takimeve që i pati me krerët shtetëror në Sofje, si dhe nëse Bullgaria në ndërkohë ka zbutur qëndrimet.
Ndonjëherë kur i mbajmë disa informacione të caktuara konfidenciale, mundësojmë hapësirë më të madhe për sukses dhe progres”, tha Timço Mucunksi, ministër për Politikë të Jashtme.

Sipas tij, Maqedonia vazhdimisht udhëheq dhe inicion dialog për bllokadën për shkak se, siç shtoi ministri, nëse dialogu nga ana jonë ndalet atëherë do të jemi aleat në frenim. Megjithatë tani për tani nuk pritet dialog për çështjet politike me Qeverinë e re bullgare për shkak se dy palët nuk mund të dakordohen as për takim për Korridorin 8.
Tashmë një periudhë të gjatë po punojmë, për fat të keq pa feedback pozitiv nga pala bullgare, për organizimin e takimit të përbashkët mes meje, ministrit tonë për transport Nikollovski dhe ministren e financave, Dimitrieska-Koçoska, së bashku me tre kolegët tanë nga pala bullgare”, shtoi Timço Mucunksi, ministër për Politikë të Jashtme.

Mucunski i cili ishte nikoqir i kolegut malazez, Ervin Ibrahimoviq, theksoi se ekzistojnë fuqi destabilizuese në disa vende në rajon, ndërsa Ibrahimoviq theksoi se nuk mund të flitet për siguri deri te integrimi i plotë i rajonit.

Pas agresionit rus në Ukrainë, në Ballkanin Perëndimor edhe paraprakisht e dinim për rëndësinë e asaj që vendet nga Ballkani Perëndimor të jenë pjesë e familjes europiane. Sot edhe për botën edhe për BE-në është e qartë se me agresionin rus në Ukrainë Europës i duhen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi resurse”, theksoi Ervin Ibrahimoviq, ministër për Politikë të Jashtme i Malit të Zi.

Ibrahimoviq theksoi se çdo ditë mund të vlerësohet si e humbur nëse nuk është e përkushtuar për integrimin në BE. Ai u lëvdua se Mali i Zi është lider në rajon dhe vlerësoi se qëllimi për zgjerimin e Unionit në vitin 2030 me të gjithë vendet e rajonit është real dhe i kapshëm.

Related posts

Osmani:  Tragjedia në “Vladislav Ribnikar” na bashkoi në pikëllim

admin

VATRA HAP FUSHATËN PËR TË MBËSHTETUR GAZETËN DIELLI

Gjyla Halili

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare të Radhimës, vihet në pranga 46-vjeçari

admin