AKTUALE

Në vende të huaja trajtohen 44 pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan

Në vendet e huaja po trajtohen 44 të lënduar nga zjarri në Koçan, informoi sot në Kumanovë, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Taravari tha se një paciente do të kthehet nesër, pacientët janë në gjendje stabile, ndërsa 193 të tjerët po trajtohen në shtëpi.

“Tani janë 43 rastet më të rënda. Shpresoj se do t’u sigurojmë rehabilitim më të mirë të mundshëm i cili do të jetë një muaj ose dy. Tek rreth 40-të pacientë do të zgjasë gjashtë muaj deri në dy vjet. Kjo është një analizë e bërë nga ekspertët e Britanisë së Madhe të cilët kanë përvojë të madhe me lëndime të tilla tek pacientët”, tha ministri Taravari.

Ai njoftoi se po mendohet që rastet më të rënda të vazhdojnë të trajtohen jashtë vendit, me qëllim që ta vazhdojnë jetën më cilësore pas kthimit të tyre në vend.

Banner

Related posts

Ministri Limani në Turqi: Diskutohet sjellja e perspektives gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale

Gjyla Halili

Lladrovci: Votova për të mirën e të gjithë qytetarëve

Gjyla Halili

REISUL ULEMA NË NGUSHËLLIME TE HOXHË ENVER EF. AZIZI, IMAM NË MATEÇ

Gjyla Halili