AKTUALE

Marrëveshja për rrugën Tetovë-Prizren, Bekim Rexhepi: Të gjitha të ariturat për shqiptarët pas vitit 2001 mbajnë vulën e Bdi-së dhe Ali Ahmetit

Banner

Ish Zv.ministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi nëpërmjet një statusi në fb ka dematuar tendencat e pozitës aktuale që tenton të përvetësojë projekte të filluara nga Bdi, konkretisht Marrëveshjen për rrugën Tetovë- Prizren.

Projekti i filluar kohë më parë, në mes të dy shteteve, është nënshkruar nga Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendës ministrit Bekim Rexhepi, gjegjësisht, në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja është nënshkruar më 12 janar 2024, për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.

Qeveria aktuale demantohet fare lehtë nga qeveria e Kosovës dhe marrëveshjet publike.

Atë kohë, ministri Aliu në një postim në Facebook shkruante se financimi i këtij projekti, përfshin ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren dhe do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

“Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëz dhe mallra, duke forcuar edhe ndërlidhjen midis parqeve kombëtare, destinacioneve turistike dhe korridoreve rrugore në mes Republikës tonë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan ai.

“Të gjitha të ariturat për shqiptarët pas 2001 mbajn vulën e Bashkimit demokratik për integrim dhe Liderit Ali Ahmeti”- ka shkruar zv. Ministri Bekim Rexhepi.

Banner

Related posts

Avaja: Për herë të parë nuk ka deputet rom në Kuvendin e RMV-së

Gjyla Halili

VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit

Gjyla Halili

Zv/kryeministri i parë Mexhiti në Konferencën Ndërkombëtare për ombudsmаnë dhe institucione kombëtare për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor

Gjyla Halili