AKTUALE

Turizmi po rrit çmimet! Ekspertët: Ushqimet 3% më shtrenjtë, qytetarët punojnë vetëm për t’u ushqyer

Banner

Turizmi, i ndikuar edhe nga rritja ekonomike e Shqipërisë, por dhe spekulimet në tregje po ndikojnë ndjeshëm në çmimet e ushqimeve në vend.

Mishin, bulmetrat, vezët apo dhe zarzavatet, qytetarët në këtë periudhë të vitit sipas INSTAT, po i paguajnë mesatarisht 3% më shtrenjtë.

“Zhvillimi i turizmit ka bërë që të kërkohen më shumë mallra konsumi sidomos tek baret restorantet dhe kjo ka ndikuar në një kërkesë të shtuar në treg. Ne e dimë që në Shqipëri teoremat ekonomike bien poshtë se me rritjen e kërkesës duhet të uleshin çmimet por edhe me raste festash ne i rrisim çmimet.”-shprehet ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq.

Por si përkthehet kjo në xhepin e një qytetari shqiptar ku më shumë se 40% e të ardhurave vetjake i përdorin për konsum?

“Kjo rëndon çdo qytetar sidomos familjarët. Por më të prekurit do të jenë pensionistët të cilët edhe këtë sezon do të duhet të përjashtojnë ga lista e tyre e ushqimeve nëj pjesë të mirë të produkteve.”

Një tjetër faktorë ndikues sipas ekspertëve në këtë rritje të çmimeve priten edhe pasojat indirekte të “luftës tregtare” që po prek kryesisht Europën.

“Pamë shumë mirë çfarë ndodhi me luftën rusi Ukrainë që u përballën me një rritje çmimesh për shkak të tregut ndërkombëtar dhe mungesë të tregut vendas.”

Ndonëse edhe Banka e Shqipërisë parashikon luhatje të inflacionit si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ekspertët flasin për një rritje të këtij treguesi në pikun e turizmit.

Inflacioni në muajin mars arriti në 2.1% ndërsa ushqimet vijuan rritjen me 3%.

Banner

Related posts

Lloga: Taravari nuk ka paguar qiranë dhe faturat e selisë së ASH-së! Taravari: Deri në qershor ua kam paguar, tani ata funksionojnë si OJQ

Gjyla Halili

Osmani: Me Frontin Europian do të marrim mandatin për të udhëhequr me shtetin

Gjyla Halili

Zgjedhjet presidenciale/ Sonte Fronti n’Shesh, VLEN n’Gostivar

Gjyla Halili