AKTUALE

Suhareka me projektin “Golden Eco”

Fondacioni Frutex & Golden Eagle, në Ditën Botërore të Tokës, po fillon projektin më të ri “Golden Eco”
Ky projekt ka për qëllim të bëjë grumbullimin dhe klasifikimin e materialeve të riciklueshme.

Sot, në 13 pika të qytetit të Suharekës, do të vendosen mbi 50 kontejnerë, të cilët janë të ndarë sipas llojit të mbeturinave: amballazhë plastike, amballazhë qelqi, letër dhe kanaqe.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e materialit të klasifikuar do të dhurohen si donacion për bursa për nxënës dhe pajisje të tjera shkollore.

Për këtë projekt, kompania Frutex ka angazhuar 10 të punësuar, si dhe mekanizmin përkatës.

Për të qenë i suksesshëm ky projekt, presim përkrahjen e qytetarëve, duke i hedhur materialet e riciklueshme në vendet përkatëse që janë të sinjalizuara.

Banner

Related posts

Për vetëm 6 muaj, Qeveria në mënyrë lineare rriti pensionet e mbi 330.000 pensionistëve për 5000 denarë

Gjyla Halili

ASh: SKANDAL/ Programet Arsimore Evropiane Erazmus+ në duart e një antishqiptari dhe antieuropiani

Gjyla Halili

BDI-Dega Çair akuzon për ndërtime të paligjshme

Gjyla Halili