AKTUALE

Është shpallur konkurs për hartimin e zgjidhjes konceptuale për logon e Kuvendit

Është shpallur Konkurs Publik për hartimin e shenjës mbrojtëse (logos) për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që Dhoma Ligjvënëse të modernizojë dhe unifikojë identitetin e tij institucional dhe vizual përmes hartimit të shenjës mbrojtëse, e cila duhet t’i pasqyrojë vlerat kombëtare dhe vlerat, misionin dhe vizionin e institucionit, njoftoi sot shërbimi për informim i Kuvendit.

Në Konkursin Publik theksohen elementët kryesorë që duhet t’i përmbajnë ofertat për zgjidhjen konceptuale për hartimin e logos dhe kriteret që duhet të plotësohen. Ndër të tjera, dizajni i logos duhet të jetë unik dhe i papërdorur deri më tani, ndaj autori duhet të sigurojë ekskluzivitetin e dizajnit dhe të garantojë që vepra përfundimtare të mos cenojë asnjë të drejtë intelektuale.

Çdo pjesëmarrës në konkurs, shtohet në kumtesë, ka të drejtë të paraqesë deri në tri zgjidhje konceptuale për logon e Kuvendit.

Propozimet që mbërrijnë në Kuvend do të shqyrtohen nga komisioni i posaçëm i formuar nga kryetari i Kuvendit. Afati për dorëzimin e propozimeve është 45 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit Publik.

Banner

Related posts

Yje të muzikës shqiptare mblidhen në Selanik më 7 Mars për një mbrëmje festive

Gjyla Halili

Lladrovci: Ata që mbollën përçarje dhe njollosën pa fakte heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të turpërohen

admin

Blerim Bexheti: Në Svillarë u dëshmua bashkimi dhe besimi për fitoren e 19 tetorit!

Gjyla Halili