AKTUALE

Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe të dyshimta

Disa qytetarëve dhe personave juridikë, nga ana e kryerësve të cilët prezantohen rrejshëm në emër të MPB-së dhe EUROPOL-it, janë drejtuar ftesa të rreme kinse lidhur me një hetim vijues, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe të dyshimta.

U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla, ndërsa Sektori i Krimit Kompjuterik pranë MPB-së tashmë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate për sanksionimin ligjor të kryerësve”, theksohet në kumtesën.

Sektori i Krimit Kompjuterik u bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve juridike që të mos hapin dokumente të bashkëngjitura në kuadër të mesazheve që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur për ta, të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji dhe subjektet juridike të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur sistemet e tyre kompjuterike nga souftueri potencial me qëllim të keq në përputhje me procedurat e tyre të brendshme të sigurisë kibernetike.

Banner

Related posts

Begaj në Azerbajxhan, takim me homologun Aliyev: Energjia dhe turizmi, në krye të axhendës

Gjyla Halili

Gashi: Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë e një shoqërie të qëndrueshme

Gjyla Halili

Bexheti: Është e rëndësishme që komuniteti shqiptar të mbetet vigjilent, ende ka rrezik

Gjyla Halili