AKTUALE

Jahoski ofron pronë për të dalë nga paraburgimi! Prokuroria thotë: Le të deponojë 72 milionë denarë në xhirollogarinë e Gjykatës!

Banner

Ismail Jahoski, pronar i Pucko Petrol, si garanci për heqjen e masës së paraburgimit ka ofruar pronë në vlerë prej 60,6 milionë denarëve. Ai kërkon që gjykata të pranojë garancinë për t’u mbrojtur nga liria. Por propozimit të avokatëve të tij prokuroria iu përgjigj me mendim. Prokuroria thotë se masa e paraburgimit mund të zëvendësohet me garanci vetëm nëse Jahoski, përveç paluajtshmërisë së ofruar, në llogari të veçantë të gjykatës të deponojë edhe 72 milionë denarë. Siç thotë prokuroria, kjo shumë i përgjigjet shumës totale të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në rastin në të cilin përndiqet Jahoski dhe në procedurën e mëtutjeshme, nga kjo shumë mund të arkëtohet çdo kërkesë e mundshme për dëmshpërblim prej tij. Prokuroria i kërkoi gjithashtu gjykatës sekuestrimin e pasaportës dhe ndalimin e daljes nga shtëpia. Pronari i Pucko Petrol, së bashku me 13 persona të tjerë, mes të cilëve ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski dhe biznesmeni Ratko Kapushevski, dyshohet se kanë nxjerrë mbi 160 milionë euro para të shtetit, ndërsa kanë blerë karburante të dëmshme që ndotin ajrin.

Banner

Related posts

Thaçi: PDSH nuk do të merr pjesë në zgjedhje lokale, qytetarët janë të lirë të vendosin

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: VRED-i spekulon, Bdi dhe Fronti Europian më të unifikuar se kurrë

Gjyla Halili

Leonora Jakupi e pret me lule Ganimete Musliun: Mirë se erdhe motrushja ime

Gjyla Halili