AKTUALE

Papa Françesku do të varroset jashtë Vatikanit

Ati i Vatikanit ndërroi jetë, por çfarë ndodh pas këtij momenti të vështirë për Kishën Katolike dhe besimtarët në mbarë botën?

Funerali i një pape ka qenë gjithnjë i organizuar në detaje. Papët e mëparshëm janë varrosur me arkivole të bëra nga plumbi apo lisi, ndërsa mësohet se Papa Françesku i ndjerë do prehet në një arkivol të thjeshtë prej druri dhe të veshur me zink. Para ndarjes nga jeta, ai ka kërkuar që trupi i tij të mos vendoset në platformën e ngritur në katafalkë, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Siç shkruhet në mediat e huaja, Papa Françesku është papa i parë në më shumë se një shekull që do varroset jashtë Vatikanit, në Bazilikën e Shën Marisë Major, një nga katër bazilikat kryesore papale në Romë.

Pasaradhësi i tij zgjidhet të paktën 15 ditë më vonë.

Banner

Related posts

Mision për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, Belanger: Gazetarët punojnë në interes të publikut

Gjyla Halili

Kongresi i 11-të i Partisë Demokratike Turke/ Bajram Rexhepi: “Ka ndihmuar në demokratizimin e ambientit politik në Maqedoninë e Veriut”

Gjyla Halili

Ibrahimi: Bashkimi i VLEN-it, i domosdoshëm para zgjedhjeve lokale

Gjyla Halili