AKTUALE

Vdekja e Papa Françeskut, Ahmeti: Mesazhet e tij për bashkëjetesë mbeten trashëgimi frymëzuese për miljona njerëz

Banner

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Gjatë gjithë jetës së tij, Papa Françesku ishte shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit. Ai predikoi paqe, dashuri, përulësi dhe solidaritet, duke qenë zë i fuqishëm në mbrojtje të më të varfërve dhe të margjinalizuarve.

Mesazhet e tij për dialog ndërfetar, bashkëjetesë dhe vlera universale do të mbeten një trashëgimi frymëzuese për miliona njerëz në mbarë botën, përfshirë edhe në shoqëritë tona.

Në këto momente zie, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta besimtarëve katolikë dhe gjithë atyre që gjetën frymëzim në udhëheqjen e tij shpirtërore.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Përgjegjësia për buxhetin publik nuk është simbolikë, është detyrë ligjore dhe morale.

Gjyla Halili

Udhëzimi administrativ është instrument demokratik, Krasniqi: Nuk jemi këtu t’i plotësojmë kërkesat e Beograditc

admin

Emri Lladrovci – Emri i qëndresës dhe fisnikërisë

Gjyla Halili