AKTUALE

Ali Ahmeti: Jam në kontakt të përditshëm me Zijadin Selën, nuk merrem me “legjenda”

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe lëvizjet brenda skenës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku theksoi se nuk shqetësohet nga thashethemet politike.

“Sot ikin tre deputetë nga BDI, nesër dy nga Fronti, unë me legjenda të tilla nuk merrem. Zotin Zijadin Sela jam në kontakt të përditshëm dhe është në rrjedha ashtu siç jam unë,” deklaroi Ahmeti.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur Ziadin Sela, një prej liderëve të Aleancës për Shqiptarët, ka zgjedhur të mbështesë koalicionin “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI.

Ndërkohë, Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes BESA, ditë më parë u shpreh se ka kontakte me Selën.
Këto zhvillime shënojnë një ndarje të qartë mes aktorëve politikë shqiptarë në prag të zgjedhjeve lokale që dotë mbahen në Tetor tē këtij viti.

Banner

Related posts

Temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë kohë në Shkup

Gjyla Halili

Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

Gjyla Halili

LSDM: Është mesi i shkurtit Mickoski nuk ka as 61 deputetë, as shpërndarje të Kuvendit

admin