AKTUALE

Toshkovski: Shkak i aksidentit në afërsi të Kërçovës ka qenë shpejtësia e madhe

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se sipas informacioneve fillestare, shkak i aksidentit të trafikut të djeshëm, ku mbetën të vdekur tre persona dhe tetë të lënduar, ka qenë shpejtësia e papërshtatshme në rrugë.

Në aksidentin e trafikut të mbrëmshëm, fatkeqësisht kanë humbur jetën tre persona. Sipas informatave fillestare që kam marrë, ka qenë rast i shpejtësisë së tepërt nga ana e njërit prej pjesëmarrësve, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha Toshkovski.

Numri i viktimave në trafik në tremujorin e parë të këtij viti, sipas ministrit, është afërsisht i ngjashëm me vitin e kaluar, por siç vlerëson ai, shifrat janë katastrofike në krahasim me standardet evropiane.

Banner

Related posts

Sulmohet një polic në sheshin e Shkupit

admin

Ligji i “Branitellave”/ Deputetët shqiptar të bashkuar, s’ka ligj pa UÇK-në!

Gjyla Halili

Bujar Osmani me mesazh ndaj bashkëqytetarëve maqedonas“Erdhi koha t’i ndryshojmë gjërat!”

Gjyla Halili