BDI Kërçovë: E vetmja forcë politike në vend që mund të plotësojë kërkesat e qytetarëve
Me një tubim madhështor, BDI Cërvicë rikonfirmoi se ky subjekt politik është e vetmja forcë politike në vend që mund të plotësojë kërkesat e qytetarëve.
“Angazhimi Juaj, dashuria për qytetin dhe gatishmëria janë frymëzim për çdo hap që hedhim përpara”, shkruan në kumtesën e BDI-së Kërçovë.
Kumtesa e plotë në fb:
KV Cërvicë sonte ishte nikoqir i takimit të përbashkët me kryesinë e Degës së BDI-Kërçovë, Kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Deharin dhe Kryetaren e degës Ardita Dani.
Në prezencë të aktivistëve dhe simpatizantëve tanë u diskutuan ngjarjet aktuale politike në vend, me theks të veçantë padrejtësitë e pushtetit aktual dhe çështje që lidhen me infrastrukturën, zhvillimin lokal dhe nevojat e qytetarëve.
BDI shprehu angazhimin për të qenë pranë qytetarëve dhe për të punuar bashkë me ta në zgjidhjen e problemeve konkrete.
Prezenca masovike na përforëcoi bindjen tonë se BDI është e vetmja forcë politike në vend që mund të plotësojë kërkesat e qyterëve.
Institucionalizimi, respektimi i ligjit dhe parimet demokratike janë obkektivi ynë për të hapëruar drejt vizionit përparimtar për shoqërinë tonë.
Nga zemra falënderojmë KV Cërvicë për mikpritjen, fjalët e ngrohta dhe kohën që ndanë për të bashkëbiseduar.
Ishte kënaqësi dhe nder të ndodhemi mes jush, të dëgjojmë shqetësimet tuaja dhe të ndajmë vizionin tonë për të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku.
Angazhimi Juaj, dashuria për qytetin dhe gatishmëria janë frymëzim për çdo hap që hedhim përpara.

