AKTUALE

Ahmeti në homazhe në Matiçevë të Suharekës, tek nënë Dinorës, nëna e Avni dhe gjeneral Maliq Ndreca

Sot në fshatin Maçitevë të Suharekës, isha në homazhe pranë varrit të nënë Dinorës – nënës së bashkëluftëtarëve të mi, Avni dhe Gjeneral Maliq Ndreca.

Me këtë rast, i shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta djemve dhe vajzave të saj, nipave e mbesave, dhe gjithë familjes, duke nderuar thellësisht kontributin e saj të çmuar dhe sakrificën që përfaqëson.

Nënë Dinorja lindi dhe rriti bij që i dolën zot Atdheut, që luftuan me nder dhe guxim në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Prehu në paqe, nënë Dinore!
Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut!

Banner

Related posts

Lëvizja Besa: Nuk do të ketë Qeveri politike pa pjesëmarrjen e shqiptarëve

admin

Luan Veliu: Ministria e Kulturës, në Republikën e Maqedonisë, “fiku” dritat e Manifestimit tradicional, 20 vjet  Flakë, në Gostivar!

Gjyla Halili

Osmani: Sulmet mbi Ali Ahmetin të kordinuara, nga armiqtë dhe miqtë e tyre

admin