AKTUALE

Vazhdon rikthimi i votuesve të zhgënjyer nga VLEN tek BDI – aty ku realisht ndihen të përfaqësuar.

Ajo që po ndodh këto ditë është më shumë se një lëvizje votash – është kthimi i besimit atje ku ai është ndërtuar me vite, me vepra dhe me përkushtim.
Pas eksperiencës me një përfaqësim të pa legjitimitet dhe pa rezultate konkrete, gjithnjë e më shumë simpatizantë të VLEN po rikthehen në BDI – partinë që ka strukturë, vizion dhe rrënjë të thella në realitetin politik shqiptar.
Sonte, në një takim të ngrohtë me dy deputetë të BDI-së në Shkup, shumë qytetarë, dikur përkrahës të VLEN-it, shprehën zhgënjimin e thellë për premtimet e pambajtura dhe për mungesën e zërit të vërtetë shqiptar në këtë qeveri të improvizuar.
Fjalët e tyre ishin të qarta:
“Nuk na mashtron më retorika. Kemi parë kush di të punojë, kush di të përfaqësojë dhe kush vetëm premton për të marrë ndonjë karrige.”
Historia po përsëritet: kur entuziazmi kalon dhe realiteti zbulohet, shqiptarët kthehen aty ku ndihen të respektuar dhe të dëgjuar – në BDI.

Related posts

Bujar Osmani: Sot në Fushë Topanë, Shkup, qytetarët na presin derë hapur, stoik se Fronti Europian është rruga e vetme drejt BE

Gjyla Halili

Mark Gjonaj:Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lotë dhe dekada vuajtje nga duart brutale të Serbisë,ti themi JO asociacionit të komunave serbe në Kosovë

admin

Bekteshi: VMRO dhe VLEN tentojnë ta rikthejnë skenarin e vitit 2006 duke shkaktuar krizë politike në vend

Gjyla Halili