AKTUALE

Tre të rinj arrestohen në Bit Pazar – me kërcënime grabitën disa të mitur në një stacion autobusi

MPB ka njoftuar se me datë 16.04.2025 rreth orës 23:30 në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria S.A. (19) nga fshati Kondovë – Shkup, M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 22:25 në një stacion autobusi në rajonin e Bit Pazarit, me kërcënim u kanë marrë para pesë të miturve nga fshati Kuçevishtë – Shkup. Pas largimit nga vendi i ngjarjes, ata kanë ndalur edhe dy të mitur të tjerë nga fshatrat Idrizovë dhe Trubarevë të Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës në procedurë të shpejtë.

Banner

Related posts

Vankovska: Turp për procesin parazgjedhor është mungesa e përballjes mes kandidatëve për president

Gjyla Halili

QMK me apel për kujdes për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike

Gjyla Halili

LSDM: Masat dhanë efekt, inflacioni është ulur në 3 për qind

Gjyla Halili