AKTUALE

Bekim Tateshi thumbon Arben Taravarin: “Na fal, Ziadin…”

Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët, në një status të tij në rrjetin socal facebook thumbon Arben Taravarin, duke shkruar “Na fal, Ziadin…”.

Na fal, Ziadin, sepse para një viti nuk pate të drejtë të dalësh i vetëm në zgjedhje…

Na fal, Ziadin, sepse ti nuk kishe të drejtë ta ruash dhe ngritësh Aleancën si NJË dhe e VETME…

Na fal, sepse nuk pate të drejtë t’u besosh vetëm atyre që ishin me ty në ditët më të vështira për ASH dhe jo atyre që vinin me llogari në xhep…

Na fal, Ziadin, sepse ti i besoje vetëm ASH-së dhe jo të tjerëve…

Na fal, sepse ti nuk kishe të drejtë të zgjidhje me kë bëje koalicion, e kur vendose për BDI-në, të akuzuan për tradhti…

Na fal, Ziadin, sepse sot ata kanë të drejtë të dalin vetë në zgjedhje dhe po thonë se s’po përçajnë votën shqiptare…

Na fal, Ziadin, sepse nesër ata kanë të drejtë të bëjnë marrëveshje me BDI-në dhe do e quajnë “strategji”, jo pazare e tradhti…

Na fal, Ziadin… sepse TI kishe të drejtë atëherë dhe ke të drejtë sot…

Na fal, sepse kur mbajte qëndrim, të quajtën kokëfortë…

Kur ishe parimor, të quajtën egoist…

Kur ishe i drejtë, të akuzuan se nuk ke të bësh me realitetin…” “, ka shkruar Tateshi.

Related posts

Ali Ahmeti uron Memli Krasniqin për rizgjedhjen kryetar i Pdk-së në Kosovë

Gjyla Halili

Shoferi i ambulancës ndërroi jetë pasi kaloi tërë natën duke transportuar të rinjtë e lënduar nga zjarri në Koçan

Gjyla Halili

Fillon fushata “Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi”

Gjyla Halili