AKTUALE

Mbledhja e VLEN, ASH-Taravari: Nuk kemi marrë njoftim për takimin

Banner

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhtit tha se sot me fillim nga ora 14 do të mblidhen liderët e koalicionit VLEN në Shkup, përcjell TV21. Sipas tij, në mbledhje do të diskutohet për vendimin e mbrëmshëm të ASH-Taravari. Të pyetur nëse kanë marrë ftesë për këtë takim të VLEN, nga ASH-Taravari thonë:

“Deri më tani si ASH nuk kemi marrë njoftim për takimin”, tha shkurt për TV21 sekretari gjeneral i ASH-së Blerant Ramadani.
Ndryshe, nga ASH-Taravari mbrëmë vendosën që në zgjedhje lokale të shkojnë me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa theksuan se për kandidatët për kryetarë të komunave, janë të hapur për bashkëpunime me të gjitha partitë.

Banner

Related posts

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili

Reagon Rama: Krijimi i Policisë së Kryeqytetit është urgjente

admin

Drejtori i TIDZ-së, Goce Dimovski takon këshilltarin ekonomik dhe tregtar në Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili