AKTUALE

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi, Bernard Çobaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Bernard Çobaj.

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat janë ndërtuar mbi parime të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Presidentja vlerësoi mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në periudha të rëndësishme, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi në frymën e fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Ajo shprehu bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Çobaj do të hapen mundësi të reja bashkëpunimi, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy shteteve.

Banner

Related posts

Bela e Bexheti: Opozita shqiptare ende pa program politik, njejtë si VMRO-ja merren vetëm me BDI-në

Gjyla Halili

Debat publik për Propozim -ligjin e nëpunësve administrativ dhe të punësuarve në sektorin publik

Gjyla Halili

Ditën e shtunë Pendarovski vjen në Zhelinë të Tetovës

Gjyla Halili