AKTUALE

Ambasadori Kuqi nga Norvegjia kthehet në Maqedoni, i caktohen masat e sigurisë

Banner

Prokuroria kërkoi, ndërsa Gjykata e Koçanit i caktoi masën e sigurisë për Driton Kuqin, i cili është ambasador aktual në Norvegji dhe Islandë dhe ish-ministër i Ekonomisë.

Ai është kthyer në vend pasi prokuroria ka nisur procedimin ndaj tij për zjarrin në diskotekën e Koçanit.

Kuçi është i dyshuari i fundit, i 19-të në hetimin e zgjeruar.

Qeveria informon se të gjithë zyrtarët e prekur do të shkarkohen menjëherë pas kthimit të kryeministrit Hristijan Mickoski nga vizita e tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në hetimin e zgjeruar për zjarrin në Koçan, ish-ministrat Valon Saracini dhe Bekim Neziri janë në arrest shtëpiak, ndërsa ministri aktual pa resor dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu, është në paraburgim. Përveç Saliut, tre persona të tjerë përfunduan në paraburgim, katër në arrest shtëpie dhe tetë janë caktuar masa sigurie. Aktualisht po hetohet për 47 persona fizikë dhe tre persona juridikë, ndërsa të dyshuar janë edhe shtatë policë.

Banner

Related posts

Mexhiti: Unë i kam sjell Grubin dhe Osmanin në BDI, por nuk mundet që pastaj të bëhen më të mëdhenj se Papa

Gjyla Halili

Haliti: Mosardhja e Chollet, është një paralajmërim për Qeverinë e Kosovës

admin

Haliti: Marrëveshja e Brukselit është bërë që të fitojnë të gjithë

admin